Për herë të parë Italia zgjedh një grua në krye të shërbimit sekret
12 Maj 2021 |
20:56
Kryeministri italian Mario Draghi ka caktuar diplomaten Elisabetta Belloni si Drejtoren e Përgjithshme të Departamentit të Informacioneve mbi Sigurinë.
Kjo është hera e parë që një grua mbërrin në një post kaq të lartë të shërbimeve të inteligjencës në Itali.
Belloni vjen me një eksperiencë të madhe në frontin e emergjencave ndërkombëtare.
Për vite më radhë ajo ka shërbyer si shefe e departamentit të krizave në Ministrinë e Jashtme të Italisë duke punuar krah më krah me agjentët sekretë për lirimin e pengjeve italianë në Irak, por edhe si pikë referimi për familjet e tyre.
Tashmë ajo do të koordinojë dy agjencitë operative të shërbimeve sekrete.
Lajme të Sugjeruara
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset