Botërori i Klubeve: Benfica surprizon Bayernin, rezultat historik për Auckland City

25 Qershor 2025 | 10:17

Benfica ka zbritur me këmbë ne toke Bayernin e Mynihut në ndeshjen e fundit në grup, në Botërorin e klubeve, duke i mposhtur rekordmenët e Gjermanisë me rezultat minimal. Skuadra e Vincent Kompany e pati të pamundur të gjejë rrugën e rrjetës edhe pse rastet e shpërdoruara ishin të shumta, sidomos nga ana e mëngjarashit Leroy Sane. Schjelderup në minutën e 13’ ishte autor i golit të vetëm të kësaj ndeshje dhe bën që portugezët ta mbyllin në krye me 7 pikë, ndërsa më tej kalon dhe Bayern si vend i dytë.

Eliminohen Boca Juniors dhe Auckland City, me këta të fundit që morën një barazim historik në SHBA me vlerën e 1 milionë eurove. Skuadra zelandeze e mbylli e fundit në grup, por arriti të sigurojë të ardhura me të cilat mund të bëjë investime sidomos në bazën materiale.

Flamengo dhe Chelsea janë skuadrat e radhës që kanë siguruar kalimin për në fazën me eliminim direkt, brazilianët me 7 pikë në krye dhe londinezët si të dytët. Në fazën tjetër blutë e Londrës do të përballen me Benfican, ndërsa Flamengo në anën tjetër me gjigantët e Bayern. Mbrëmjen e sotme do të mbahen dhe 2 sfida të tjera, Dortmund-Ulsan dhe Mamelodi Sundoëns-Fluminense.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026