Samiti i NATO-s/ Trump: Mendojmë se lufta ka mbaruar, rruga drejt paqes është hapur
Pas fjalimeve të mbajtura nga Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori fjalën në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Hagë. I shoqëruar në skenë nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, Trump e nisi fjalimin duke falënderuar Holandën dhe çiftin mbretëror për mikpritjen.
Në fjalimin e tij, Trump u përqendrua fillimisht në tensionet me Iranin, duke theksuar suksesin e operacioneve ushtarake amerikane.
“Fundjavën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kryen me sukses një sulm masiv dhe preciz ndaj objekteve të pasurimit bërthamor të Iranit. Ishte një goditje e jashtëzakonshme – u quajt zhdukje. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të mund ta kryente,” deklaroi ai.
Trump shtoi se operacioni ka hapur rrugën për një marrëveshje armëpushimi, të cilën e cilësoi “historike”.
“Ne mendojmë se ka mbaruar. Nuk besoj se Irani dhe Izraeli do t’i kundërpërgjigjen më njëri-tjetrit,” u shpreh presidenti amerikan.
Duke u ndalur te Lindja e Mesme, Trump zbuloi se 14 raketa janë qëlluar drejt një baze amerikane në Katar të dielën, por sipas tij, “Irani ishte shumë i sjellshëm ,na paralajmëruan dhe të gjithë u zbrazën nga baza.” Ai vlerësoi aftësitë mbrojtëse amerikane që rrëzuan raketat, duke e përshkruar suksesin teknik si “të qëllosh një plumb me një plumb”.
Në pjesën e dytë të fjalimit, Trump foli për nevojën e forcimit të industrisë së mbrojtjes në dritën e luftës në Ukrainë, teksa përmendi dhe humbjet e mëdha që ka pësuar Ukraina.
“Nuk mund të përballojmë të varemi nga kundërshtarët tanë për mineralet kritike. Kjo do të thotë që jeta po zhduket,” u shpreh ai, duke përsëritur deklaratën e tij të mëparshme se lufta nuk do të kishte nisur “nëse unë do të isha president”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur