“I dhamë një shuplakë Amerikës”- Khamenei: Trump bëri “show” me sulmin

26 Qershor 2025 | 13:14

Pas më shumë se një jave mungesë publike, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, publikoi këtë të enjte një videomesazh, ku deklaroi “fitoren” e Iranit ndaj Izraelit dhe kritikoi ashpër ndërhyrjen amerikane në konflikt.

Në një seri mesazhesh të shpërndara fillimisht në rrjetin social X dhe më pas të pasuara nga një videomesazh i transmetuar në mediat shtetërore iraniane, Khamenei deklaroi se “regjimi sionist pothuajse u shemb nën sulmet e Republikës Islamike”. Ai shtoi se SHBA-të ndërhynë në konflikt vetëm për të shmangur shkatërrimin total të Izraelit.

“I dhamë një shuplakë Amerikës në fytyrë,” deklaroi Khamenei në videomesazh. “Agresioni i ardhshëm kundër Iranit do të ketë një kosto të madhe.”

Sipas tij, forcat iraniane kishin arritur të depërtonin në mbrojtjen shumështresore të Izraelit, duke goditur zona urbane dhe objektiva ushtarake. Ai theksoi se, përkundër goditjeve të drejtuara nga SHBA ndaj centraleve bërthamore iraniane, rezultatet e këtyre sulmeve ishin të kufizuara.

“Trump tha se Irani duhet të dorëzohet,” kujtoi Khamenei, “por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Kombi ynë është i fuqishëm dhe i bashkuar.”

Khamenei gjithashtu paralajmëroi se Irani është në gjendje të sulmojë përsëri bazat amerikane në rajon nëse kërcënimet ndaj Republikës Islamike përsëriten. Ai e cilësoi ndërhyrjen amerikane si “teatër” nga presidenti Trump dhe jo një operacion realisht efektiv ushtarak.

Khamenei i përcolli popullit të tij idenë se Perëndimi, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, nuk e kundërshtojnë thjesht programin bërthamor iranian apo kapacitetet raketore, por në fakt synojnë dorëzimin total të Republikës Islamike, një skenar që, sipas tij, “është i papranueshëm për popullin iranian”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026