Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Në koherencë të plotë me NATO-n

26 Qershor 2025 | 19:53

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të GDP-së, liderët e BE-së i kanë kërkuar Komisionit që të hartojë një plan të posaçëm në mënyrë që gatishmëria ushtarake të jetë gati brenda 2030-s.

Të mbledhur në Bruksel, krerët e shteteve ritheksuan se Unioni duhet të bëhet më sovran, më i përgjegjshëm për mbrojtjen e tij dhe më i pajisur, në mënyrë që të mund të veprojë në mënyrë autonome.

Për këtë arsye nevojitet që puna për kapacitetet ushtarake në nivel evropian të përshpejtohet dhe të jetë në koherencë të plotë me NATO-n, thanë ata njëzëri.

Liderët ngarkuan Komisionin Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë, Kaja Kallas që të paraqesë propozime të mëtejshme për përforcimin e gatishmërisë ushtarake, gjë të cilën organi ekzekutiv i BE-së planifikon ta bëjë në vjeshtë.

Komisioni ka prezantuar tashmë një program që parashikon investimin e 800 miliardë eurove në sektorin e armatimeve për 4 vitet e ardhshme, për të nxitur prodhimin dhe vendosjen e pajisjeve ushtarake përreth bllokut përpara fundit të dekadës.

Duke reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të vendeve të NATO-s, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se, rritja e shpenzimeve ushtarake në 5 për qind nuk do të përbëjë një shqetësim serioz për sigurinë e Rusisë.

“Ne i dimë mirë qëllimet që po ndjekim, ne nuk i fshehim ato por i njoftojmë hapur. Ato janë tërësisht të ligjshme nga çdo këndvështrim i parimeve të Statutit të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar dhe ne e dimë se me cilat mjete do t’i arrijmë këto qëllime”, deklaroi Lavrov.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026