Paralajmërimi i Kushtetueses për Kuvendin, Kurti fton në takim krerët e partive

27 Qershor 2025 | 10:21

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njoftoi se i ka thirrur të gjithë liderët e partive parlamentare në një takim për të gjetur marrëveshje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson “qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë”.

Ai tha se takimin e ka thirrur për të shtunën në orën 16:00.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkruan Kurti në një postim në Facebook.

Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.

Vonesat në formimin e institucioneve të reja i shkaktojnë Kosovës telashe politike e financiare.

Për shembull, në mungesë të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me Bankën Botërore, Kosova është duke rrezikuar humbjen e 230 milionë eurove.

Ajo rrezikon të humbë të ardhura edhe nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE), nëse nuk e ratifikon marrëveshjen në Kuvend.

Ndërsa, kriza politike po reflektohet edhe në vonesa për integrimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare, pasi Qeveria aktuale në detyrë nuk ka legjitimitet për të marrë vendime të rëndësishme strategjike në emër të Kosovës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë

Fermerët në Kosovë kanë protestuar sot para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuan që të nis grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh është ndaluar përkohësisht...
19:16 | 06/07/2026

“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka publikuar pamje nga ceremonia e promovimit të një pulle përkujtimore kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Në...
15:40 | 06/07/2026

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pastori Mark Burns, po qëndron për vizitë në Manastirin e Deçanit –...
15:14 | 06/07/2026