Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington
Ruanda dhe Republika Demokratike e Kongos kanë firmosur një marrëveshje paqeje në Shtetet e Bashkuara, në një përpjekje për të dhënë fund dekadave të konflikteve të dhunshme midis fqinjëve afrikanë dhe për të hapur mundësi ekonomike për SHBA-në, veçanërisht në sektorin e mineraleve.
Marrëveshja parasheh “çangazhimin, çarmatimin dhe integrimin e kushtëzuar” të grupeve të armatosura që operojnë në lindje të Kongos, një zonë prej kohësh e përfshirë në konflikt të vazhdueshëm.
Megjithëse detajet e plota ende nuk janë publikuar dhe historikisht marrëveshjet e ngjashme në rajon kanë dështuar, presidentët Donald Trump dhe Félix Tshisekedi e kanë cilësuar këtë si një sukses historik.
“Një ditë e madhe për Afrikën dhe botën!” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social menjëherë pas nënshkrimit fillestar të marrëveshjes, ndërsa Zyra e Presidentit Tshisekedi e përshkroi atë si “suksesin më të rëndësishëm në më shumë se 30 vjet”.
Dokumenti u nënshkrua në Departamentin Amerikan të Shtetit nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve. Ndërkohë po diskutohet një takim i mundshëm në Uashington mes presidentëve Tshisekedi, Paul Kagame të Ruandës dhe Donald Trump, megjithëse data ende nuk është vendosur.
Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit rajonal dhe mund të forcojë pozicionin strategjik të SHBA-së në Afrikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona