Presidenti rus, Putin njofton uljen e shpenzimeve ushtarake
Diktatori rus, Vladimir Putin, ka njoftuar planet për të ulur shpenzimet ushtarake të Rusisë për vitin që vjen dhe për tri vitet e ardhshme. Kjo masë vjen pas paralajmërimeve nga zyrtarët e Kremlinit, që theksuan se Rusia është “në prag të recesionit” ekonomik, sipas The Telegraph.
Në një samit ekonomik të pesë shteteve post-sovjetike në Minsk, Putin njoftoi se shpenzimet për mbrojtjen do të reduktohen për vitin 2024 dhe për periudhën e ardhshme trevjeçare. Ai theksoi se Rusia do të fokusohet në menaxhimin më të mirë të burimeve të saj ushtarake dhe se kjo do të jetë një masë për të përballuar pasojat ekonomike të luftës.
Duke iu përgjigjur planit të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, Putin komentoi se shtetet anëtare të Aleancës do të shpenzonin fonde për “blerje nga SHBA-të dhe për të mbështetur kompleksin e tyre ushtarako-industrial”. Ai shtoi: “Pra, kush po përgatitet për disa veprime agresive? Ne apo ata?”
Këto komente erdhën pas një paralajmërimi nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Rusisë, Maxim Reshetnikov, që e cilësoi situatën ekonomike të vendit si një periudhë të vështirë. Ai njoftoi se Rusia ishte “në prag të recesionit” dhe se nuk ishte më në gjendje të mbështetej në burime të papërdorura për të nxitur rritjen ekonomike.
Edhe Elvira Nabiullina, drejtoresha e Bankës Qendrore të Rusisë, i tha të premten se ekonomia e vendit po vuante nga ndikimi i shpenzimeve të mëdha në sektorin e mbrojtjes dhe se ritmi i rritjes ekonomike ishte ngadalësuar. Ajo theksoi se shumë nga burimet që Rusia kishte përdorur për të aktivizuar rritjen e saj tashmë ishin shteruar, duke shtuar pasiguri për të ardhmen ekonomike të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta