Orban paralajmëron për rrezik të luftës nëse Ukraina pranohet në NATO

28 Qershor 2025 | 18:41

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka shprehur shqetësimet e tij të forta lidhur me mundësinë e pranimit të Ukrainës në NATO, duke theksuar se një hap i tillë do të shkaktonte një konflikt të armatosur me Rusinë dhe, sipas tij, mund të çonte në Luftën e Tretë Botërore.

“Ukraina në NATO? Kjo do të thoshte luftë me Rusinë dhe Luftën e Tretë Botërore që të nesërmen,” shkroi Orban në një postim në X (ish-Twitter), duke treguar se ky ishte një rrezik i madh për paqen dhe stabilitetin global.

Kryeministri hungarez foli gjithashtu për aspiratat e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se nxitimi i BE-së për ta pranuar Ukrainën mund të ishte një veprim tërësisht i rrezikshëm. “Nxitimi i pamatur i BE-së për të pranuar Ukrainën do t’i tërhiqte vijat e frontit në zemër të Evropës. Kjo nuk është diplomaci, është çmenduri – nuk hidhen shkrepëse në një fuçi baruti,” tha Orban, duke shtuar se Hungaria nuk do të lejonte që Evropa të shndërrohej në një fushë beteje.

Më parë, Orban kishte theksuar se kishte një ndryshim qëndrimi në NATO dhe BE për pranimin e Ukrainës, duke përmendur madje se edhe Polonia kishte ndryshuar qëndrimin e saj ndaj këtij çështje. Këto komente vijnë në një moment delikat, ku tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë vazhdojnë të rriten pas invadimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Orban ka qenë gjithmonë një mbështetës i lidhjeve të forta me Rusinë dhe ka shprehur disa herë shqetësime lidhur me përpjekjet për zgjerimin e NATO-s dhe BE-së, duke konsideruar këto veprime si një provokim për Kremlinin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një politikë të re globale për kufizimin e vizave, që synon individët e përfshirë në mashtrime kibernetike dhe forma të...
17:09 | 23/07/2026

Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit

Belgjika regjistroi disa nga ditët me numrin më të lartë të vdekjeve në shekullin e 21-të gjatë valës së të nxehtit të qershorit, sipas të...
17:07 | 23/07/2026

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026