Vrasja e Mehmet Qemës, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për mikun e tij

13 Maj 2021 | 10:51

Për vrasjen Mehmet Qemës mbrëmjen e të martës, Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës që të caktojë masën “arrest me burg” për Marius Demën me akuzën e “vrasjes me dashje” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Arma e sekuestruar tip pistolete është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.

Ndërkohë për 4 shokët e tij prokuroria po kryen ende hetime për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimin e vendngjarjes.

Dosja nuk ka shkuar ende në gjykatë dhe prokurori i çështjes është duke kryer veprimet dhe pritet që brenda ditës së sotme ta çojë atë në gjykatë, ku nesër pritet të mbahet edhe seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Vrasja e Mehmet Qemës ndodhi mbrëmjen e 10 majit në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

I riu u qëllua me pistoletë nga miku i tij, Marius Dema dhe humbi jetën në spital ku qe transportuar pas plagëve të marra.

Autori u dorëzua një ditë më vonë në Polici bashkë me shokun e tij Frenkli Myftari, 27-vjeç.

Ndërkohë për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim Erlin Peka, 27-vjeç, Blerim Hoti, 28-vjeç, Braild Aga, 23-vjeç dhe Xhuliano Koçi, 19-vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Lexoni gjithashtu:

Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohet në Polici autori i dyshuar

Euronews Albania siguron pamjet pak minuta para vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026