Pogba rikthehet mes lotësh, firmos me Monaco për 2 sezone
Një rikthim mes emocionesh ka qenë ai i Paul Pogba i cili ka lënë pas pezullimin për shkak të doping, e duke nisur nga tani është lojtari më i ri i Monaco.
Francezi ka firmosur një kontratë dy vjecarë në elitën e futbollit francez, ndërsa prezantimi i tij u bë të shtunën, teksa pamjet u publikuan në rrjetet sociale. Gjatë hedhjes së firmës, Pogba ka shpërthyer në lot, i emocionuar pasi kthehet në fushë pas një mungese që prej vitit 2023, ndërsa pamjet janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.
Paul Pogba prej javësh ishte në bisedime me drejtuesit e klubit francez dhe më në fund ka arritur dakordësinë, teksa interes për të kishte dhe nga ekipe të tjera në Evropë. 32-vjecar tanimë, por mesfushori shihet si një lojtar që mund ti japë shumë skuadrës së tij, por dhe futbollit francez, pasi klasi asnjëherë nuk i ka munguar.
Gjatë karrierës si profesionist ka luajtur vetëm për 2 ekipe, Juventus dhe Manchester United, madje në momentin që kontrata e tij u ndërpre gjendej në Torino. Pogba u pezulluar pasi rezultoi pozitiv në testin e doping, megjithëse deklaroi që nuk kishte konsumuar asnjë substancë të ndalur përgjatë periudhës që aktivizohej tek bardhezinjtë.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta