Malltezi paraqitet në GJKKO: Procesi nisi me urdhër politik
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në orën 09:30 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , ku u zhvillua seanca për shqyrtimin e kërkesës së tij për revokimin e masës së sigurisë. Kjo ndodhi gjysmë ore përpara nisjes së seancës së parë gjyqësore në themel për aferën “Partizani”.
“Nga zhvillimi i pronës kemi paguar taksa, kemi sistemuar 42 familje, kemi ndërtuar kopsht dhe çerdhe për banorët. Ndërkohë, Edi Rama fal tokën për miqtë dhe hajdutët e vet. Të gjitha këto janë fakte që SPAK nuk i merr parasysh,” deklaroi Malltezi.
Ai pretendoi se procesi kundër tij është i motivuar politikisht.
“SPAK, që unë e quaj SKAP, mori urdhrin dhe brenda muajit bëri 16 kërkesa. Kjo është çështje pa fakt penal, e ngritur mbi manipulime dhe krahasime të rreme me VKM-të e qeverisë,” tha ai.
Malltezi përballet me akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa sipas SPAK, ai ka përfituar mbi 5.4 milionë euro përmes vendimeve të favorshme qeveritare gjatë kohës kur Sali Berisha ishte kryeministër. Procesi mbetet në themel ndaj tij, Sali Berishës dhe tre të pandehurve të tjerë .
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset