Zjarrfikësit në Turqi përballen me flakët, evakuohen disa fshatra

30 Qershor 2025 | 12:09

Zjarrfikësit në Turqi po përballen për të dytën ditë me radhë me zjarret e fuqishme në provincën perëndimore të Izmirit, ndërsa erërat e forta po përkeqësojnë situatën. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Pylltarisë, İbrahim Yumaklı, dhe është raportuar nga Reuters.

Sipas autoriteteve, flakët në zonat Kuyucak dhe Doğanbey janë intensifikuar gjatë natës për shkak të erërave që kanë arritur deri në 50 km/orë. Si pasojë, katër fshatra dhe dy rrethe janë evakuuar për të shmangur rrezikun ndaj banorëve.

Ministri Yumaklı konfirmoi se mbi një mijë forca zjarrfikëse janë angazhuar në operacionin e shuarjes, së bashku me helikopterë, avionë zjarrfikës dhe automjete të specializuara.

Pamjet e shpërndara nga mediat lokale tregojnë skena dramatike me tym që ngrihet mbi kodra të mbuluara nga pemë të djegura, ndërsa ekipet përdorin traktorë me rimorkio uji dhe helikopterë për të luftuar flakët nga ajri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Barack Obama flet për martesën me Michelle: Mora më shumë sesa dhashë! Më ka bërë një person më të mirë

Pas gati 34 vitesh martesë dhe pavarësisht sfidave të një rruge të përbashkët në sytë e publikut, dashuria midis ish-Presidentit të SHBA-së Barack Obama  dhe...
08:26 | 26/06/2026

Vance: Skandali Watergate nëse do të ndodhte nesër do të ishte një lajm 12-orësh

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance ka deklaruar se nuk mendon se skandali i Watergate do të kishte zgjatur më shumë se një cikël të vetëm lajmesh në...
08:21 | 26/06/2026

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Poloni, dy persona të vdekur dhe dy të plagosur

Dy persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua dhe shpërtheu në flakë gjatë përpjekjes për t’u ulur në një aeroport në kryeqytetin...
08:15 | 26/06/2026