Një i armatosur hap zjarr në Idaho të SHBA-së, vret dy persona, plagoset një tjetër

30 Qershor 2025 | 12:38

Një ngjarje tragjike ndodhi në Idaho, SHBA, ku një burrë i armatosur me pushkë me fuqi të lartë hapi zjarr në mënyrë të qëllimshme në një pyll. Për pasojë e të shtënave, u vranë dy zjarrfikës dhe u plagos një i tretë, njoftuan autoritetet lokale të dielën.

Sipas Sherifit të Qarkut Kootenai, Bob Norris, ngjarja ndodhi në një zonë malore të pyllëzuar në Mali Canfield, në veri të qytetit Coeur d’Alene, rreth orës 13:30. Rreth gjysmë ore pas raportimit të zjarrit, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

“Ne besojmë se i dyshuari e nisi zjarrin qëllimisht për të ngritur një pritë ndaj ekipeve të ndihmës. Këta zjarrfikës nuk patën asnjë shans,” – tha Sherifi Norris.

Më vonë, një ekip taktik përdori të dhënat e telefonit celular për të gjurmuar vendndodhjen e të dyshuarit, të cilin e gjetën të vdekur me armën pranë, ndërsa zjarri po afrohej me shpejtësi drejt tij. Autoritetet theksuan se i dyshuari veproi i vetëm.

Ngjarja shkaktoi panik në komunitet, duke detyruar autoritetet të lëshonin një urdhër për strehim në vend për banorët përreth, i cili u hoq në mbrëmje, pas neutralizimit të rrezikut.

Hetimet vijojnë për të zbuluar motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa komuniteti është në zi për humbjen e dy punonjësve të emergjencës që shkuan për të shpëtuar jetë, por humbën të tyren në krye të detyrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026