Trump mohon çdo kontakt me Iranin pas sulmeve: Nuk i ofrova asgjë Teheranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me qeverinë e Iranit që pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore. Ai ka mohuar kategorikisht që të ketë bërë ndonjë ofertë për bashkëpunim me Teheranin.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump iu përgjigj deklaratave të senatorit demokrat Chris Coons, duke thënë: “Dikush t’i thotë atij senatori demokrat se unë nuk i ofrova asgjë Iranit.” Ai shtoi gjithashtu se, ndryshe nga paraardhësi i tij Barack Obama, nuk do të paguante miliarda dollarë për Teheranin, duke theksuar se Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) ka humbur tashmë çdo vlefshmëri.
Deklarata e Trump vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, pas një përshkallëzimi të ndjeshëm të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.
Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një valë sulmesh të koordinuara ndaj objekteve strategjike bërthamore në disa qytete të Iranit, si dhe ndaj komandës së lartë ushtarake iraniane. Si pasojë e sulmeve, humbën jetën disa figura kyçe ushtarake, përfshirë shefin e Shtabit të Përgjithshëm, komandantin e Gardës Revolucionare dhe nëntë shkencëtarë bërthamorë.
Sipas Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, në total janë raportuar 606 viktima civile dhe 5.332 të plagosur si pasojë e sulmeve izraelite.
Në përgjigje, Irani ndërmori sulme raketore ndaj objektivave në Izrael, duke shkaktuar 28 viktima dhe mbi 1.270 të plagosur, sipas të dhënave të konfirmuara nga Zyra e Kryeministrit izraelit.
Më 22 qershor, Shtetet e Bashkuara ndërhynë duke goditur tre centrale bërthamore në Natanz, Fordo dhe Isfahan. Një ditë më pas, më 23 qershor, Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar bazën ajrore amerikane “Al-Udeid” në Katar.
Më 24 qershor, presidenti Trump deklaroi arritjen e një armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit, ndonëse pa dhënë detaje mbi kushtet apo garancitë e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata