Trump mohon zhvendosjen e uraniumit nga Fordow: Asgjë nuk u nxor nga objekti
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit se një pjesë e uraniumit të pasuruar mund të jetë zhvendosur nga centrali bërthamor iranian i Fordows, përpara sulmit ajror të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara. Në një postim në rrjetet sociale, Trump i cilësoi këto pretendime si të pabaza dhe të pamundura logjikisht.
“Asgjë nuk u nxor nga objekti,” shkroi presidenti, duke shtuar se “nëse kjo do të ndodhte, do të zgjaste shumë kohë, do të ishte shumë e rrezikshme, shumë e rëndë dhe e vështirë për t’u lëvizur!”
Ai sqaroi gjithashtu raportimet për praninë e automjeteve të vogla në zonën përreth objektit, duke thënë se ato i përkisnin “punëtorëve të betonit që përpiqeshin të mbulonin pjesën e sipërme të boshteve të ventilimit”, jo ndonjë operacioni të zhvendosjes së materialit bërthamor.
Deklaratat e Trump vijnë pas një konference për shtyp të mbajtur nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili gjithashtu mohoi mundësinë e largimit të uraniumit nga Fordow. Hegseth theksoi se objektivi ishte goditur me saktësi dhe se sulmet kishin penguar ndjeshëm programin bërthamor iranian.
Më herët, shefi i Shtabit të Përbashkët, gjenerali Caine, bëri të ditur se qendër e sulmeve ishin boshtet e ventilimit të centralit, të cilat përbëjnë një pikë të ndjeshme teknologjike në strukturën e tij nëntokësore.
Zyrtarët amerikanë mbeten të rezervuar për detaje të mëtejshme, por vijojnë të insistojnë se ndërhyrja ushtarake ka qenë “efektive dhe precize” në goditjen e objektivave strategjike të Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor