Izraeli dërgon ushtrinë në kufi, thirren në shërbim 3000 rezervistë, SHBA pritet të nisë diplomatin e posaçëm

13 Maj 2021 | 14:21

Zyrtarë izraelitë thanë mesditën e së enjtes së kanë nisur përforcime ushtarake në kufirin me Gazën.

“Ka trupa që po lëvizin drejt kufijve,” – tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit duke shtuar se “është një veprim përgatitor”.

Ai shtoi se janë thirrur në shërbim 3,000 rezervistë të ushtrisë dhe zyrtarët ushtarakë në kufi ishin urdhëruar nga qeveria të përgatiteshin për “të gjitha ngjarjet dhe përshkallëzimet”.

Kur të gjithë zërat ndërkombëtarë bëjnë thirrje për qetësi Uashingtoni ka thënë se do të nisë një të dërguar të posaçëm në Lindje të Mesme, me qëllim uljen e  tensioneve mes Izraelit dhe palestinezëve.

Më herët ka pasur raportime se nga pala izraelite po përgatiten për operacione të mundshme tokësore, të ngjashme me ato të zhvilluara gjatë viteve 2014 dhe 2008-2009.

Mbi 80 palestinezë dhe 7 izraelitë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve mes të dyja palëve që nga e hëna.

Konflikti u shkaktua nga trazirat e fundjavës në kompleksin e xhamisë El-Aksa të Jerusalemit, e cila është e shenjtë si për myslimanët dhe hebrenjtë. Situata ka nxitur një valë protestash dhe përplasjesh në qytetet izraelite me popullsi arabe.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026