Trump: Forbes po vdes për shkak të “gazetarëve të këqij me qëllime të këqija”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, akuzoi kryeredaktorin e revistës Forbes, Dan Alexander, se është i paaftë dhe se revista po dështon “për shkak të gazetarëve të këqij me qëllime të këqija”.
“Jo se ka shumë rëndësi, por një shkrimtar tmerrësisht i patalentuar për një revistë të dështuar Forbes, Dan Alexander, i cili ndoshta nuk mund të gjejë një punë domethënëse në profesion, shkroi aq pasaktë për mua sa është qesharake”, tha Trump në platformën e tij Truth Social.
Trump vlerësoi se edhe mediat e tjera “përhapin kryesisht lajme të rreme”, por se Forbes “as nuk përpiqet t’i korrigjojë gjërat”.
“Nuk kam folur me këta kopilë prej vitesh, ata nuk duan fakte dhe janë kaq të pasaktë (me qëllim!) për asgjë. Do të kisha menduar se Forbes do të kishte vdekur deri tani, por ai ende po rri si ndonjë sëmundje e keqe. A nuk është në pronësi të një kombi armik? Sidoqoftë, kjo është ajo që ndodh kur ke gazetarë të këqij me qëllime të liga”, përfundoi Trump.
Javën e kaluar, Trump kërkoi shkarkimin e gazetares së CNN, Natasha Bertrand, për shkak të një raportimi se trupat amerikane dyshohet se nuk arritën qëllimet e tyre gjatë sulmit ndaj Iranit.
Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit