Rritja e çmimit të biletës së transportit rrethqytetës, banorët e Shushicës protestë

1 Korrik 2025 | 18:01

Banorët e fshatit Shushicë në Elbasan kanë protestuar kundër rritjes së çmimit të biletës së transportit rrethqytetës.

Sipas tyre, kalimi i tarifës nga 50 në 100 lekë është i pajustifikueshëm për një distancë prej vetëm 7 kilometrash.

Nga ana tjetër, drejtuesit e mjeteve të licencuara që operojnë në këtë linjë, shprehen se po hasin vështirësi të mëdha financiare.

Ata pretendojnë se janë duke u konkurruar padrejtësisht nga taksitë e palicencuara dhe se rritja e çmimit është e nevojshme për të mbajtur linjën e transportit në funksion.

Euronews Albania kontaktoi Bashkinë e Elbasanit për të mësuar më shumë rreth situatës. Nga kjo bashki u garantua se nuk ka asnjë vendim për rritje të çmimit të biletës në linjën e Shushicës dhe se çdo ndryshim i tillë miratohet vetëm nga Këshilli Bashkiak.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026