Kush janë 4 të rinjtë që morën peng dhe dhunuan 48-vjeçarin në Durrës

2 Korrik 2025 | 12:25

Euronews Albania ka siguruar emrat e katër personave që dyshohet se morën peng me dhunë një 48-vjeçar në Durrës. Ata janë shtetasit Andreson Kodra, Klerjan Kodra, Jaho Kodra dhe Samuel Puja, të gjithë banues në Durrës.

Ka qenë 48-vjeçari me inicialet D. S., ai i cili ka denoncuar në polici pengmarrjen, duke deklaruar se 4 persona e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar.

Pas denoncimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës nisën hetimet duke identifikuar autorët.

Policia bën me dije se po punon intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026