Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuuohen 1500 persona

3 Korrik 2025 | 08:04

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në lindje të Kretës, duke dalë jashtë kontrollit që nga pasditja e së mërkurës, pranë komunës së Ierapetrës. Sipas autoriteteve, zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave të forta që arrijnë deri në 8 ballë në shkallën Beaufort, duke kërcënuar zona të banuara, struktura turistike dhe infrastrukturë kritike, përfshirë një stacion karburanti.

Fronti i zjarrit është përhapur tashmë në mbi 6 kilometra, duke vështirësuar përpjekjet e shërbimeve të emergjencës për ta vënë nën kontroll. Tymi ka mbërritur deri në plazhin e Makry Gialos, rreth 10 km nga Achlia në Lasithi, ku zjarrfikësit po përballen me flakët në terren të thyer dhe të vështirë.

Në vendbanimin Agia Fotia, situata është përkeqësuar ndjeshëm: shtëpi dhe prona me qira janë shkatërruar, ndërsa zona vuan nga ndërprerje të energjisë elektrike. Të paktën katër të moshuar janë shtruar në spital për shkak të problemeve të frymëmarrjes të shkaktuara nga thithja e tymit.

Policia ka mbyllur rrugën kryesore pranë Agia Fotia dhe ka bërë thirrje për të shmangur udhëtimet jo të domosdoshme, për shkak të cilësisë së keqe të ajrit, hirit dhe rrezikut të lartë nga nxehtësia dhe flakët.

Autoritetet kanë vendosur në gatishmëri të gjitha spitalet në Kretë, ndërsa është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i hoteleve, shtëpive dhe dhomave me qira në komunën Ferma. Operacioni i evakuimit po zhvillohet me mbështetjen e forcave zjarrfikëse, policisë dhe vullnetarëve lokalë.

Deri më tani, rreth 1,500 persona janë evakuuar nga vendbanimet dhe zonat turistike përreth dhe janë zhvendosur në qytetin Ierapetra. Rreth 200 prej tyre po strehohen përkohësisht në arenën sportive të mbyllur të qytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026