Turqi: Arrestohen kryebashkiakët e tre qyteteve, opozita: Sulm politik

6 Korrik 2025 | 14:37

Në kuadër të aksionit ndaj bashkive të kontrolluara nga Partia Republikane e Popullit, në opozitë, policia në Turqi ka arrestuar kryetarët e tre qyteteve.

Bëhet fjalë për kryetarët e qyteteve Adana, Adijaman dhe Antalia, të cilët ranë në pranga ditën e shtunë nën akuzën e korrupsionit.

Duke reaguar përmes rrjeteve sociale, njëri prej të arrestuarve, nënkryetari i Partisë Republikane të Popullit, Burhanetin Bulut deklaroi se:

“Ata që përdorin gjyqësorin si një mjet për hakmarrje politike nuk duan t’ia dinë për ligjin, por mbrojnë pushtetin personal”.

Bulut theksoi se, ai dhe partia të cilës i përket nuk do t’i nënshtrohen kurrë atij që e quajti “sistem i pistë”, që sulmon vullnetin e popullit.

Edhe kryebashkiakët e tjerë e njoftuan përmes rrjetit “X” arrestimin. “Më morën nga shtëpia ime në Ankara këtë mëngjes dhe po më çojnë në Stamboll”, tha kryetari i lokalitetit Adijaman, Abdurrahman Tutdere.

Përveç arrestimeve, policia turke kreu edhe një seri kontrollesh në zyrat e kryebashkiakëve, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me një organizatë kriminale.

Në kuadër të këtij hetimi, i udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit Publik, u kryen 10 arrestime, përfshirë zyrtarët e lartë të pushtetit vendor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026