Mbi 70 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas
Një tragjedi e madhe ka përfshirë Teksasin qendror, ku së paku 78 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 41 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që goditën rajonin të premten.
Gjashtëdhjetë e tetë nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, janë regjistruar në Qarkun Kerr, ku një kamp vajzash buzë lumit u përmbyt.
Deri tani, 10 vajza dhe një këshilltar nga kampi Mystic nuk janë gjetur ende, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për fatin e tyre. Zyrtarët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi kërkimet vazhdojnë nën kushte të vështira, me rreziqe si gjarpërinjtë helmues dhe balta e thellë që pengojnë ekipet e shpëtimit.
Në 24 deri në 48 orët e ardhshme, stuhitë e tjera janë të pritura në rajon, çka mund të vështirësojë edhe më shumë operacionet e shpëtimit. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se autoritetet po bëjnë gjithçka të mundur për të gjetur personat që ende mungojnë, duke shtuar se ishte tmerruese të shihje atë që përjetuan fëmijët e vegjël në kamp.
Përmes një deklarate, Presidenti Donald Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme për Qarkun Kerr, duke aktivizuar Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) për të mbështetur operacionet e shpëtimit. Trump e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të tmerrshme dhe premtoi mbështetje të plotë për shtetin.
Në Romë, Papa Leoni XIV u lut për viktimat e përmbytjeve dhe familjet e tyre, duke i ofruar ngushëllim dhe mbështetje shpirtërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta