Zënia e hapësirave publike dhe problemet e sezonit, Rama mbledh kryebashkiakët
Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një retreat me kryetarët e bashkive. Burime bëjnë me dije se takimi do të mbahet më 11 korrik, në orën 09:30, në një hotel në Gjirin e Lalëzit.
Fokusi i mbledhjes do të jetë mbi problematikat e pushtetit vendor, veçanërisht ato që lidhen me sezonin turistik.
Edhe këtë të hënë, shefi i qeverisë ishte në Vlorë, ku së bashku me kryebashkiakun e qytetit, Ermal Dredha, inspektoi lirimin e hapësirave publike të zëna nga bar-kafenetë në zonën e Muradies.
Rama ka bërë apel të vazhdueshëm gjatë ditëve të fundit që bizneset të lirojnë vetë hapësirat e zaptuara, përndryshe do të përballen me ndjekje penale.
Duket se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit. Duhet pritur data 11 korrik që të zbulohen edhe porositë që kryeministri do t’u japë dhe kryebashkiakëve të tjerë të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta