Irak: Ranë në kontakt me gazin metan në një shpellë, vdesin 12 ushtarë turq
Të paktën 12 ushtarë turq kanë vdekur pasi u ekspozuan ndaj një rrjedhjeje gazi metan, teksa po kryenin një operacion kërkimi në një shpellë në veri të Irakut.
Ministria e Mbrojtjes në Ankara njoftoi se në tërësi ishin 19 ushtarët që ranë në kontakt me gazin gjatë operacionit që po kryhej ditën e diel, por të hënën 12 prej tyre kanë ndërruar jetë në spital.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se e kishte marrë lajmin me “keqardhje të thellë” dhe i ka bërë tashmë ngushëllimet e tij familjeve të ushtarëve dhe Forcave të Armatosura Turke.
Gazi i Metanit nuk është direkt një lëndë toksike, por mund të rezultojë fatale sidomos në hapësirat e mbyllura, pasi mund të çojë drejt mbytjes.
Ushtarët që u prekën prej tij ishin në kërkim të trupit të një kolegu që kishte mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri në maj të 2022-shit, gjatë atij që njihet si “Kapja e Kthetrës”, një operacion ushtarak i trupave turke kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Irak, që përfshiu si sulme ajrore edhe tokësore.
PPK, që konsiderohet një grup terrorist në Turqi, BE, Britani dhe Shtetet e Bashkuara, ka zhvilluar një rebelim 40-vjeçar ndaj shtetit turk, kohë gjatë të cilës janë vrarë rreth 40 mijë persona.
Synimi i grupit kur nisi luftimet në vitet ’80 ishte të krijonte një strehë të pavarur për kurdët, por më vonë u shkëput nga synimet e tij, duke u fokusuar tek autonomia dhe shtimi i të drejtave për kurdët.
LEXONI GJITHASHTU:
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti