Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti
Menjëherë pasi IKMT nisi heqjen e disa strukturave të vendosura në Theth, Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, duke deklaruar se pasi këto kabina të hiqen nga aty, do t’i kalojnë në administrim shtetit.
“Natyrisht që të gjitha kabinat e ‘fshatit turistik’ të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit ‘Gjeli’ në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, shkruan Rama.
Më herët, kryeministri kishte reaguar edhe ndaj vendimit të prokurores Elsa Gjeli:
“Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar ‘fshatin e tij turistik’ pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilin një prokurore e quajtur Elsa Gjeli, ka refuzuar të hapë çështjen, duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit”, shkroi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë për hyrjen në bllok
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë