73% e vendeve të Trashëgimisë Botërore në rrezik nga uji

8 Korrik 2025 | 20:25

Rreth 73 përqind e vendeve të Trashëgimisë Botërore janë në rrezik të lartë nga rreziqet që lidhen me ujin. Ky është rezultati i një studimi të bërë nga Instituti Botëror i Burimeve dhe UNESCO.

Nga Taxh Mahali deri te Manastiri Mbretëror i Santa María de Guadalupe, më shumë se 1,100 vende të mbishkruara rrezikohen nga thatësira, përmbytjet lumore dhe përmbytjet bregdetare.

Këto rreziqe për ujin janë më të përhapura në pikat e nxehta, ku ndryshimet në ciklin e ujit, mund të krijojnë sfida ekstreme mjedisore.

Vetëm brenda Bashkimit Evropian, 65 përqind e vendeve përballen me mungesë të ujit, kryesisht në Mesdhe. Spanjë dhe Greqi. Një shembull I është Akropoli i Athinës, i cili është përballur me përmbytje dhe nxehtësi ekstreme vitet e fundit , duke u deyruar që të bëjë një mbyllje të përkohshme.

Në raportin e tyre , Instituti Botëror i Burimeve rekomandon zgjidhje të bazuara në natyrë, të tilla si rigjallërimi i ligatinave për të kapur ujërat e përmbytjeve; miratimi i politikave kombëtare të ruajtjes për t’u mbrojtur nga zhvillimet industriale; dhe ngritja e statusit të ujit si një e mirë e përbashkët globale.

Sesioni i 47-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s filloi të dielën në Paris, gjatë të cilit përfaqësues nga 21 shtete palë në Konventë do të shqyrtojnë raportet mbi ruajtjen e pronave të saj të regjistruara, së bashku me nominimet e reja.

Pjesa globale e vendeve të Trashëgimisë Botërore të ekspozuara ndaj niveleve të larta deri në jashtëzakonisht të larta të rreziqeve nga uji pritet të rritet nga 40 në 44 përqind deri në vitin 2050.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026