Veprimet e IKMT-së në pronat private, banorët e Thethit kërkojnë dialog urgjent
Banorët e fshatit Theth, të shqetësuar nga ndërhyrjet e fundit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), kanë kërkuar një dialog urgjent me institucionet shtetërore për të diskutuar pasojat e veprimeve të pa paralajmëruara dhe pa transparencë të këtij institucioni në pronat private të tyre.
Këto veprime kanë ndodhur në kulmin e sezonit turistik, duke krijuar një krizë të menjëhershme për komunitetin lokal, i cili mbështetet në turizëm për mbijetesë.
Për këtë arsye, ata kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve dhe organizimin e një tryeze urgjente dialogu për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe transparente.
Kërkesa e plotë:
“Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore,
Ne, banorët e fshatit Theth, në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, po ju drejtohemi me këtë peticion për të shprehur shqetësimin tonë të thellë lidhur me veprimet e fundit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i cili ka ndërhyrë në pronat private të banorëve duke shembur ndërtesa në territoret tona.
Këto ndërhyrje, të pa paralajmëruara dhe të pa shpjeguara, kanë shkaktuar një ndikim të thellë ekonomik dhe shoqëror për komunitetin tonë. Kjo situatë ka ndodhur në kulmin e sezonit turistik dhe pa asnjë lloj konsultimi me banorët, duke krijuar një krizë të menjëhershme për shumë familje që mbështeten në këtë industri për të mbajtur jetën në këtë zonë malore.
Me këtë rast, kërkojmë:
Pezullimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve të mëtejshme nga IKMT në territorin e Thethit deri në zhvillimin e një procesi të plotë, të hapur dhe të drejtë verifikimi.
Organizimin e një tryeze urgjente dialogu në fshatin Theth, ku të jenë të pranishëm përfaqësues të Bashkisë Shkodër, përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit Vendor, përfaqësues të IKMT-së, si dhe përfaqësues të komunitetit lokal.
Ne e respektojmë shtetin ligjor dhe kërkojmë zbatimin e tij në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Megjithatë, mënyra se si janë ndërmarrë këto veprime, pa një komunikim paraprak, pa transparencë dhe pa mbrojtjen e interesave të komunitetit, është një padrejtësi dhe një goditje e rëndë për ekonominë lokale.
Nëse brenda një afati të arsyeshëm nuk do të kemi një reagim dhe zgjidhje konkrete nga institucionet përkatëse, ne si komunitet do të jemi të detyruar të marrim masa ekstreme, përfshirë mbylljen e dyerve të bujtinave dhe pezullimin e shërbimeve për turistët, si formë proteste dhe mbrojtje të të drejtave tona.
Në pritje të një përgjigjeje të shpejtë dhe serioze,
Me respekt”.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit