EMRI/ Arrestohet në Tiranë i kërkuari për trafik droge në Itali
Një 46-vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e trafikut të drogës.
Në kuadër operacionit “Operacionalja 53” u bë arrestimi i shtetasit Elis Roga, 46 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Gjykata e Romës ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, vepra të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikojnë një dënim deri në 20 vjet burgim.
Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjyqësore italiane.
Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane dhe Projektin I-CAN (Interpol Cooperation Against ‘Ndrangheta).
Arrestohet në Tiranë i kërkuari për trafik droge në Itali
Një 46-vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e trafikut të drogës. pic.twitter.com/h90wpDd3Z7— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 9, 2025
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta