Fluminense ndëshkohet nga ish-lojtari, Chelsea në finalen e Botërorit të Klubeve

9 Korrik 2025 | 10:45

Chelsea është skuadra e parë që siguroi finalen e Kupës së Botës për klube, pas fitores 2-0 në gjysmëfinale ndaj Fluminenses.

Të dy golat për “Bluve” i shënoi Joao Pedro, blerja më e re e klubit londinez dhe ish-lojtari i Fluminenses.

Endrra e brazilianëve për të ngritur trofeun u ndal në këtë fazë, ku Chelsea tregoi diferencën në eksperiencë dhe cilësi mes dy botëve të futbollit: brazilian dhe atë europian, ku investimet janë shumë herë më të mëdha.

Goli i parë erdhi në minutën e 18-të pas një aksioni të shpejtë, kur Joao Pedro shfrytëzoi një kros të pasaktë dhe realizoi me një gjuajtje të harkuar, duke mposhtur portierin Fabio.

Ai përsëriti sërish në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren e Chelseat dhe finalen e tyre kundër Real Madridit ose Paris Saint-Germain.

Joao Pedro, i cili u transferua së fundmi nga Brighton te Chelsea, ishte protagonist në këtë ndeshje, duke ndihmuar klubin londinez të arrijë në një moment historik, finalen e Kupës së Botës për Klube.

Pas ndeshjes, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, u shpreh:

“Jemi shumë të lumtur dhe krenarë që luajmë finalen të dielën. Ky është edicioni i parë i Kupës së Botës për Klube dhe të jesh në finalen mes klubeve më të mira në botë është një arritje e madhe. Kjo skuadër ka bërë shumë punë dhe kjo finale është një shpërblim për të gjitha përpjekjet tona.”


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026