“Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq
Rebelët Huthit në Jemen kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin ndaj anijes greke të mallrave Eternity C, e cila u fundos plotësisht në Detin e Kuq pas disa goditjeve të rënda me raketa dhe mjet detar pa pilot.
Zëdhënësi i Huthëve, Yahya Saree, deklaroi për televizionin Al Masirah se sulmi ishte hakmarrje ndaj pronarit të anijes, i cili sipas tij kishte rifilluar operacionet tregtare me portin izraelit të Eilatit, të cilin rebelët e quajnë “Umm al-Rashrash”.
“Forcat detare jemenase goditën anijen Eternity C, e cila po shkonte drejt portit të pushtuar në Palestinë. U përdor një anije pa pilot dhe gjashtë raketa lundrimi dhe balistike. Si rezultat, anija u fundos plotësisht”, deklaroi Saree.
Sipas tij, disa anëtarë të ekuipazhit morën ndihmë mjekësore nga forcat Huthi dhe u dërguan në një vend të sigurt, ndonëse Reuters raportoi se të paktën katër persona u vranë në sulm. Të dhënat më të fundit flasin për gjashtë marinarë të shpëtuar nga misioni evropian Aspides, ndërsa 15 të tjerë mbeten të zhdukur që prej mbrëmjes së 9 korrikut. Sipas burimeve, të shpëtuarit kaluan mbi 24 orë në det të hapur.
Incidenti ndodhi 51 milje detare në perëndim të qytetit portual Hodeidah, një zonë e njohur për rreziqet që paraqesin sulmet Huthi ndaj anijeve të lidhura me Izraelin apo aleatët e tij.
Saree theksoi se të gjitha anijet që operojnë me ose drejt porteve izraelite do të jenë objektiv legjitim, pavarësisht nga vendndodhja e tyre.
“Ne paralajmërojmë sërish kompanitë dhe vendet për pasojat e bashkëpunimit me entitetin sionist,” tha ai.
Sulmet e Huthëve janë pjesë e një fushate më të gjerë të rebelëve të mbështetur nga Irani, e cila ka për qëllim të ndërpresë qarkullimin tregtar drejt Izraelit përmes Detit të Kuq, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është i alarmuar për përshkallëzimin e rrezikut ndaj lundrimit civil në këtë zonë strategjike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq