Dilemat e aksidentit të Diogo Jotës
Një ditë pas deklaratës së policisë se automjeti me të cilin udhëtonin Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit tragjik, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë hedhur poshtë këtë version, duke pohuar se dyshja po qarkullonte brenda normave të lejuara.
Kanë kaluar disa ditë nga vdekja e parakohshme e futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij në Zamora të Spanjës, por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare mbi shkakun e aksidentit me pasojë fatale. Policia spanjolle deklaroi se mjeti tip Lamborghini Huracan, me të cilin po udhëtonin Jota dhe Silva, lëvizte me shpejtësi të madhe, gjë që sipas tyre bëri të pamundur shmangien e përplasjes.
Por këtë konstatim e kanë kundërshtuar dëshmitarë okularë, të cilët pretendojnë se automjeti nuk po lëvizte me shpejtësi të lartë.
“E di çfarë pashë. Ata kaluan pranë meje me qetësi, pa shpejtësi. Pa shpejtësi. E dërgova vetë videon në CMTV sepse kisha filluar të dëgjoja disa budallallëqe,” tha një prej dëshmitarëve.
Një tjetër dëshmitar shtoi: “Ju jap fjalën time, nuk po shkonin shpejt. Po lëviznin shumë qetësisht. Unë e bëj atë rrugë çdo ditë, nga e hëna në të shtunë, dhe e di mirë se si është. Është një rrugë e errët dhe mund të shihja qartë markën dhe ngjyrën e makinës. Pak më tej, për fat të keq, ndodhi ajo që ndodhi.”
Ky version është mbështetur edhe nga persona të tjerë që ndodheshin në afërsi të vendit të aksidentit.
Hetimet mbi aksidentin vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë nëse shpejtësia e mjetit ishte vërtet faktori kryesor i tragjedisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta