Radhë për t’u vaksinuar, qytetarët e Prishtinës të shqetësuar për organizimin, ndërhyn policia

14 Maj 2021 | 13:42

Në pritje për të bërë vaksinën, në Prishtinë janë krijuar radhë të gjata nga qytetarët para sallës “1 Tetori”. Pas pushimit të një dite më parë për shkak të festës së Fiter Bajramit, këtë të premte ka rinisur vaksinimi për personat mbi 65 vjeç. Por është dashur ndërhyrja e policisë për t’i shpërndarë qytetarët që qëndronin me forcë në radhë.

Të lodhur nga pritja e gjatë, qytetarët ankohen se mungon organizimi.

“Prej dy orësh jam duke pritur. Është total pa organizim, kjo është katastrofë, por nuk po kemi çfarë të bëjmë, duhet të presim”, thotë një qytetar.

“Tash një orë e gjysmë jam duke pritur për numër njëherë e për vaksinë, nuk e di sa duhet të presim. Asgjë nuk na thanë, vetëm na dhanë këta numra, jam 703. Nuk është mirë, është shumë pa organizim se është dashur ta bëjnë njëfarë radhe dhe kishte shkuar më lehtë”, ankohet një tjetër.

Për t’u vaksinuar kishte ardhur edhe kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, i cili thotë se Qeveria e Kosovës do duhej t’i blinte vaksinat dhe jo të priste donacione.

“Ne jemi gjenerues kryesor të buxhetit dhe në buxhet kemi derdhur mjaft para që të kemi mundësi për t’i blerë vaksinat e mos të varemi nga mëshira e askujt dhe nga as mëshira e Bashkimit Evropian. Ne meritojmë që ta kemi vaksinën tonë në kohën kur ne na duhet e jo në kohën kur për dikë ka kaluar kjo kohë. Le të jetë kjo porosi për qeverinë, paratë tona mos t’i shfrytëzojnë diku gjetiu, por le të blejnë vaksina e mos të varemi nga mëshira e askujt”, u shpreh Selatin Kaçaniku, kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Krahas atyre që prisnin për t’u vaksinuar kishte edhe nga të moshuarit që thonë se nuk po vaksinohen me vaksinën që ata duan.

“Kam ardhur me dëshirë me marrë këtë farë vaksine, kam dashur të marr ‘Pfizer’, jam i sigurt që kanë por nuk deshën të ma bënin, u detyrova me marrë (‘AstraZenecën’) meqë ia dhanë edhe bashkëshortes. Kjo nuk është e mirë ose jepja pacientit atë që e do, nëse nuk e ke mos bëj këto lloj dallaveresh, kështu që nuk jam i kënaqur”, tregon një i moshuar.

Radhët e shkaktuara para sallës “1 Tetori” në Prishtinë ka nxitur reagimin edhe të partive opozitare, pasi udhëheqësit e tyre kanë deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk ka ditur të organizojë procesin e vaksinimit.

Kosova ka marrë të mërkurën 38 mijë doza të vaksinës ‘AstraZeneca’ nga aleanca COVAX e OBSH-së. Ndërsa vaksina në formë donacioni për qytetarët e Kosovës janë dhuruar edhe nga Bashkimi Evropian.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026