Gjykata federale amerikane rrëzon paktin me “trurin” e sulmeve të 11 shtatorit
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara rrëzoi një marrëveshje që do t’i kishte lejuar personit të konsideruar si truri i sulmeve të 11 shtatorit 2001, të vetëdeklarohej fajtor dhe t’i shpëtonte dënimit kapital.
Vendimi i marrë nga një panel i gjykatës me seli në kryeqytetin amerikan, Uashington DC, zhbën një përpjekje për të përmbledhur mbi 2 dekada procedim ushtarak të shoqëruar nga probleme të thella ligjore dhe logjistike.
Ai sinjalizon se beteja e ushtrisë dhe administratës amerikane për të bërë drejtësi ndaj njeriut që ka orkestruar një nga sulmet më fatale në tokën amerikane, nuk do të përfundojë aq shpejt.
Marrëveshja ishte negociuar në 2 vitet e fundit dhe ishte aprovuar nga prokurorët ushtarakë dhe një zyrtar i Pentagonit, që kishte për detyrë mbikëqyrjen e të burgosurve në Gjirin e Guantanamos, duke përcaktuar dënime të njëpasnjëshme të përjetshme për Khalid Sheikh Mohammed dhe dy të pandehur të tjerë.
Mohammed akuzohet se përgatiti dhe udhëhoqi komplotin për të përplasur avionët e marrë peng ndaj dy kullave të World Trade Centre dhe Pentagonit. Ndërkohë, një tjetër avion i marrë gjithashtu peng u rrëzua në një fushë në Pensilvani.
Familjarët e viktimave të sulmeve ishin të ndarë sa i takon marrëveshjes. Disa prej tyre e kundërshtuan atë duke deklaruar se vijimi i procesit ishte shtegu më i mirë për të arritur drejtësinë dhe për të hedhur më shumë dritë mbi sulmin terrorist.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës