Francezi Aymeric Laporte ndryshon përfaqësuese, do të luajë me Spanjën

14 Maj 2021 | 16:36

Futbollisti francez Aymeric Laporte ka ndryshuar përfaqësuese kombëtare dhe tashmë do të luajë për Spanjën. Ndryshimi u miratua nga FIFA dhe tashmë ai mund të veshë fanellën e të ashtuquajturve “Furia Roja”.

Shtatlartit 26-vjeçar, i cili luan në rolin e mbrojtësit, iu dha shtetësia spanjolle këtë javë pas aplikimit që ai kishte kryer si rezultat i një rezidence prej tetë vitesh në periudhën 2010-2018 kur angazhohej me Athletic Bilbaon.

Në vitin 2018 ai u transferua për rreth 60 milionë euro te Manchester City duke rritur ndjeshëm nivelin e lojës.

Laporte ka përfaqësuar Francën nga grup-moshat U17 deri U21 me një total prej mbi 50 ndeshjesh, megjithatë duke përfituar nga një rregull i ri i FIFAs, aprovuar vitin e shkuar, lojtarëve u lejohet ndërrimi i përfaqësueseve nëse ata nuk kanë luajtur më shumë se 3 ndeshje për kombëtaren A të një vendi pa mbushur 21 vjeç.

Mbrojtësi i City-it nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren A të Francës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026