Presidenti më i vjetër në botë: 43 vite në pushtet, kërkon sërish mandatin e 8-të

14 Korrik 2025 | 15:43

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka befasuar opinionin ndërkombëtar duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për një mandat tjetër presidencial, pavarësisht moshës së tij të avancuar dhe gjendjes së pasigurt shëndetësore. Ai konsiderohet si një nga liderët më jetëgjatë dhe më autoritarë në historinë moderne të Afrikës.

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë në moshën 92-vjeçare dhe me 43 vite në pushtet, do të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti që do të mbahen më 12 tetor, sipas një postimi në llogarinë zyrtare të tij në X (ish-Twitter) të dielën.

“Jam kandidat në zgjedhjet presidenciale. Jini të sigurt se vendosmëria ime për t’ju shërbyer përputhet me urgjencën e sfidave me të cilat përballemi,” thuhet në postimin në llogarinë zyrtare të presidentit.

Shëndeti i Biya-s ka qenë shpesh subjekt spekulimesh, sidomos vitin e kaluar kur ai u zhduk nga skena publike për 42 ditë.

Kandidatura e tij për rizgjedhje ishte e pritshme prej kohësh, por nuk ishte konfirmuar zyrtarisht deri në postimin në rrjetet sociale të dielën.

Biya ka qenë aktiv në platformën X në periudhën para shpalljes së kandidaturës. Në vitin 2018, për herë të parë, ai përdori po ashtu rrjetet sociale për të shpallur kandidaturën e tij, duke shënuar një angazhim të rrallë të drejtpërdrejtë me publikun në platformat dixhitale.

Që nga viti i kaluar, anëtarë të partisë në pushtet Lëvizja Demokratike Popullore e Kamerunit (CPDM) dhe mbështetës të tjerë e kanë kërkuar publikisht që Biya të kërkojë edhe një mandat tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026