Rihapet muzeu parahistorik në Francë, lejohen sërish vizitat e shpellave antike

14 Maj 2021 | 16:51

Mund të kthehemi sërish mbrapa në kohë duke vizituar shpellën parahistorike Lascaux në jug-perëndim të Francës. Pas gjashtë muaj mbyllur, muzeu në rajonin Dordogne do të hapet nga 19 maji. Sidoqoftë, muzeu shfaqi edhe një tur online, që tregonte kafshët, njerëzit dhe shenjat abstrakte.

“Ne menduam gjithashtu për një vizitë të re me pishtar. Mendoni si do të jetë të zbuloni shpellën në errësirë. Ju do të thoni se nuk shihni gjë, por pikërisht, sepse sikurse 20 mijë vjet më parë, do të jetë një pishtar që do të ndriçojë dhe do t’ju mrekullojë nga pikturat e bukura,” – tha drejtori i muzeut Franck Doucet.

Shpella u zbulua nga katër adoleshentë në vitin 1940, kur qeni i njërit prej tyre ra në një gropë.

Kompleksi nën tokë përmban rreth 6 mijë vizatime, të cilat u replikuan pasi veprat origjinale filluan të degradonin.

Rreth 20 grupe me nga 30 persona do të mund të vizitojnë muzeun nga java e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026