Trump: Duhet ta kishim bërë një marrëveshje me Rusinë shumë kohë më parë

14 Korrik 2025 | 18:09

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar sot edhe një herë situatën në Ukrainë, duke kritikuar mungesën e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës dhe duke paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Rusisë.

Duke folur përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin tarifa dytësore ndaj Rusisë pa pasur nevojë për miratimin e Kongresit. “Tarifat mund të vendosen pa Dhomën e Përfaqësuesve dhe pa Senatin”, theksoi ai.

I pyetur për thirrjet që SHBA të vendosë një tarifë 500% ndaj Rusisë, Trump u përgjigj se “numri nuk ka rëndësi pas një pike të caktuar”, duke shtuar se një tarifë 100% do të ishte e mjaftueshme për të arritur qëllimin.

Presidenti pohoi gjithashtu se kishte ndjerë disa herë se ishte afër një marrëveshjeje me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. “Ndjeva se kishim një marrëveshje rreth katër herë. Dhe ja ku jemi ende duke folur”, tha ai. “Mendova se duhej të kishim bërë një marrëveshje shumë kohë më parë, por kjo vazhdon pa pushim.”

Trump shprehu shqetësimin për viktimat e shumta nga të dyja palët, duke shtuar se “shumë ushtarë rusë dhe ukrainas po vdesin” dhe se situata duhet të marrë fund sa më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026