Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herë të 47-të

15 Korrik 2025 | 12:49

Për të 47-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituojë legjislaturën e nëntë. Tentimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin Ad-hoc, i cili do të merrej me votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, nuk mori mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera politike.

Seanca u ndërpre, ndërsa kryesuesi i saj, Avni Dehari, njoftoi se vazhdimi do të mbahet më 17 korrik në orën 11:00, raporton KosovaPress.

Gjatë seancës konstituive, Dehari ftoi përsëri partitë që të propozonin emrat për anëtarët e Komisionit Ad-hoc, por kjo thirrje mbeti pa përgjigje nga opozita dhe partitë tjera. Në vend të kësaj, partitë kërkuan që kryesuesi t’i rikthehet rendit të ditës, duke kërkuar votimin e hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, përmes një fjalimi të fuqishëm, theksoi nevojën për rikthim të kushtetutshmërisë në Kuvend. Ajo mbajti edhe disa mbishkrime me kërkesa, pavarësisht ndalimit të mikrofonit nga kryesuesi Dehari.

“PDK-ja iu bën thirrje të respektohet betimi i deputetit dhe të rikthehet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në Kuvend,” deklaroi Hoxha.

Edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, theksoi rëndësinë e krijimit të unitetit politik, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për vendin, jo si një utopi. Ai u ndalua nga kryesuesi kur tentoi të dilte jashtë temës duke kërkuar vetëm propozime për emra anëtarësh të komisionit.

Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, propozoi sërish kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si anëtar të komisionit për votimin e fshehtë të kryekuvendarit.

Në seancë ishin të pranishëm 105 deputetë, por përbërja e komisionit u mbështet vetëm nga 51 prej tyre, duke mos arritur kështu kuorumin e nevojshëm për të vijuar procesin.

Situata e bllokimit të Kuvendit vazhdon të ndikojë në proceset politike në Kosovë, ndërsa qytetarët dhe faktorët ndërkombëtarë presin zhvillime që do të mundësojnë funksionimin normal të institucioneve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026