Reforma zgjedhore në Britani, 16-vjeçarët drejt kutive të votimit

17 Korrik 2025 | 17:46

Qeveria britanike ka propozuar uljen e moshës së votimit në 16 vjeç për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit 2026, si pjesë e një pakete të gjerë reformash në sistemin zgjedhor.

Sipas propozimit, të rinjtë që janë tashmë të punësuar apo të përfshirë në shërbimin ushtarak duhet të kenë të drejtë të votojnë.

Aktualisht, 16-vjeçarët kanë të drejtë vote në Skoci dhe Uells, ndërsa propozimi synon ta shtrijë këtë të drejtë edhe në Angli dhe Irlandën e Veriut.

“Po heqim pengesat dhe po krijojmë më shumë mundësi për përfshirjen e qytetarëve në demokraci,” u shpreh zëvendëskryeministrja Angela Rayner.

Qeveria ka parashikuar edhe lehtësira për identifikimin në ditën e votimit, ku në mungesë të dokumenteve zyrtare të identitetit, qytetarët mund të paraqiten edhe vetëm me një kartë banke, patentë apo dokument veteranësh.

Përveç këtyre masave, paketa përfshin edhe kontrolle më të rrepta ndaj donacioneve politike mbi 500 paund nga shoqata të paregjistruara. Propozimet duhet ende të miratohen nga Parlamenti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026