Zjarr tragjik në qendrën tregtare në Irak: Të paktën 60 të vdekur

17 Korrik 2025 | 18:08

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një zjarr shkatërrues që përfshiu një qendër tregtare pesëkatëshe në qytetin juglindor të Kutit, rreth 160 kilometra nga Bagdadi. Tragjedia ndodhi të mërkurën në mbrëmje, vetëm shtatë ditë pas hapjes së qendrës tregtare, e cila tashmë është shndërruar në një vend zie.

Ministria e Brendshme e Irakut konfirmoi se mes viktimave ka edhe 14 trupa të djegur që nuk janë identifikuar ende, ndërsa shumica e jetëve të humbura u regjistruan në banjat e ndërtesës, ku njerëzit kishin kërkuar strehim nga flakët. Sipas deklaratës, 45 persona janë shpëtuar nga brenda godinës.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në median shtetërore tregojnë skena dramatike të flakëve që përfshijnë katet e sipërme të qendrës tregtare “Corniche”, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të shpëtojnë njerëz nga çatia. Pamje të tjera tregojnë brendësinë e ndërtesës tërësisht të djegur.

Guvernatori rajonal, Mohammed al-Miyahi, e cilësoi ngjarjen si “një tragjedi dhe një fatkeqësi”, duke premtuar hetime të thelluara dhe ngritje padish ndaj pronarit të qendrës. Ai shpalli gjithashtu tre ditë zie zyrtare në rajon.

“Do të ketë pasoja ligjore për neglizhencën që mund të ketë ndodhur. Nuk mund ta pranojmë që qendra të tilla të hapen pa respektuar standardet e sigurisë,” tha al-Miyahi për mediat lokale.

Në orët e para të mëngjesit, ambulancat vazhdonin të transportonin të plagosurit në spitalet e qytetit. Shkaku i saktë i zjarrit nuk është bërë ende i ditur, por autoritetet kanë nisur hetimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026