Rita Ora tregon betejën e saj me pasigurinë për trupin: Mendoja se isha e shëmtuar

18 Korrik 2025 | 13:16

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka folur hapur për një periudhë të vështirë në jetën e saj, kur kishte probleme me vetëvlerësimin dhe pasiguri për pamjen fizike.

Gjatë një interviste në podkastin “Happy Place,” artistja shqiptaro-britanike tregoi se në fund të të njëzetave ndjeu se nuk ishte duke përmbushur pritshmëritë e shoqërisë për “trupin perfekt.”

“Fillova të sëmuresha shpesh, nuk kisha energji dhe nuk ndihesha mirë me veten. Nuk kujdesesha për trupin tim. Më pas mendova: ‘Nuk jam aq e dobët sa të tjerët, prandaj jam e shëmtuar. Sot më duket e tronditshme që e besoja këtë,”-tha Rita Ora.

Në bashkëpunim me markën Dove dhe projektin “Self Esteem,” ajo theksoi rëndësinë e pranimit dhe përballjes me versionin e mëparshëm të vetes.

“Është si të takosh atë vajzën e vogël që ishe dikur dhe t’i thuash,ti je shumë më e bukur se ç’mendon.’ Të gjithë meritojmë të ndiejmë këtë,” përfundoi këngëtarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026