Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim

19 Korrik 2025 | 11:49

Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje kundër gazetës Wall Street Journal dhe pronarëve të saj, përfshirë Rupert Murdoch, pas publikimit të një artikulli mbi një letër “të turpshme” ditëlindjeje drejtuar Jeffrey Epstein.

Përmbajtja e letrës përfshinte një mesazh personal dhe një vizatim të një gruaje nudo, që pretendohet të jetë nënshkruar nga Trump.

Padia, e dorëzuar në Distriktin Jugor të Floridës në gjykatën federale në Majami, kërkon të paktën 10 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Në të përmenden si të paditur Rupert Murdoch, Dow Jones, News Corp, shefi ekzekutiv Robert Thomson, si dhe dy gazetarë të Wall Street Journal, me akuza për raportim të rremë, shpifës, të pabazuar dhe përçmues.

Sipas ligjit amerikan, për të fituar një padi për shpifje, një figurë publike duhet të provojë jo vetëm se është bërë objekt i informacionit të rremë, por edhe se i pandehuri ka vepruar me “keqdashje të vërtetë”, që do të thotë se dinte se pretendimet ishin të rreme ose i injoroi qëllimisht ato.

I përballur me presion për të zbuluar më shumë rreth Epstein, i cili vdiq në qelinë e tij në 2019 ndërsa përballej me akuza për trafikim seksual, Trump urdhëroi të enjten Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi të kërkojë publikimin e dëshmive të jurisë së madhe në lidhje me Epstein.

Një ditë më vonë, Qeveria amerikane kërkoi nga gjykata federale në Manhatan që të publikojë transkriptet e jurisë së madhe në rastin Epstein dhe ish-bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.

Maxwell u shpall fajtore në 2021 për rolin e saj në abuzimin seksual të vajzave të mitura nga Epstein. Ajo është në proces apelimi të dënimit me 20 vjet burg në Gjykatën Supreme të SHBA-së.

Trump ka pranuar më parë se ka pasur kontakte me Epstein, por thotë se marrëdhënia u ndërpre pas një “grindjeje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori

Policia franceze ka arrestuar një burrë që sulmoi tre gra me thikë në zonën Porte de Clichy të Parisit të hënën, njoftoi Ministri i Brendshëm...
14:54 | 27/07/2026

Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar

Autoritetet policore sekuestruan më shumë se 2.6 ton kokainë dhe arrestuan katër persona në një operacion të madh ndërkombëtar në Oqeanin Atlantik, thanë të hënën...
14:42 | 27/07/2026

Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të bëhet vizitori i parë ndërkombëtar i kryeministrit të ri britanik Andy Burnham, kur ata të takohen në Mbretërinë e...
14:28 | 27/07/2026