Çështja ‘Epstein’ problem serioz për MAGA, Trump: Prokuroria të publikojë….

16 Korrik 2025 | 09:39

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, duhet të publikojë “çfarëdo që ajo e konsideron të besueshme” lidhur me dosjen e Jeffrey Epstein.

Bondi është kritikuar nga disa pjesëtarë të bazës politike të Trump, pasi javën e kaluar tha se nuk ka prova që Epstein mbante një “listë klientësh” apo se po shantazhonte figura të fuqishme.

Gjatë fundjavës, Trump u kërkoi përkrahësve të tij që të mos “humbasin kohë dhe energji” me këtë çështje. Por aleatë të presidentit, përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, po bëjnë thirrje për “transparencë”.

Vdekja e Epstein në vitin 2019 në një burg të SHBA-së, ndërsa priste gjyqin federal, u shpall vetëvrasje.

Megjithatë, shumë në lëvizjen “Ta Bëjmë Amerikën Madhështore Sërish” (MAGA) të Trump-it besojnë se detaje të krimeve të Epstein, i cili kishte lidhje të fuqishme, janë mbajtur të fshehta për të mbrojtur figura me ndikim apo agjenci inteligjente.

Të martën, Trump vlerësoi mënyrën si Bondi ka trajtuar çështjen, duke thënë:

“Ajo e ka menaxhuar shumë mirë dhe do të jetë në dorën e saj. Çfarëdo që ajo e konsideron të besueshme, le ta publikojë.”

Kur një gazetar e pyeti nëse Prokurorja e Përgjithshme i kishte thënë nëse emri i tij ndodhej në ndonjë nga dokumentet, ai u përgjigj: “Jo, jo.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026