PAMJE/ Dhunë në miqësoren Elbasani–Pogradeci, përfshihen lojtarë dhe tifozë
Ndeshja miqësore mes Elbasanit dhe Pogradecit, e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Elbasan Arena”, ka degjeneruar në dhunë mes futbollistëve dhe stafit të të dy ekipeve.
Pas përfundimit të takimit, i cili përfundoi në barazim 2-2, lojtarët u përfshinë fillimisht në një përplasje verbale, që më pas degjeneroi në një sherr fizik masiv.
Në incident u përfshinë edhe stafet teknike dhe disa tifozë që zbritën nga tribunat.
Ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe e të pranishmëve ndihmoi në qetësimin e situatës, por ngjarja rikthen në vëmendje problemin e dhunës në sport.
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga FSHF në lidhje me masat që mund të merren pas këtij episodi ndërsa një ndeshje miqësore e parashikuar për të shërbyer si përgatitje, u kthye në një incident të shëmtuar për futbollin shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta