Riaktivizohet zjarri në Dukat, helikopteri i ushtrisë ndërhyn nga ajri
Zjarri në Malin e Shën Gjergjit, në zonën e Dukatit, vijon të jetë aktiv edhe gjatë kësaj të diele.
Forcave zjarrfikëse u është bashkuar që në orët e para të mëngjesit edhe helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili po ndërhyn nga ajri me hedhje uji mbi vatrat e zjarrit.
Zjarri, që ka nisur rreth 10 ditë më parë, u neutralizua përkohësisht dy ditë më parë, por është riaktivizuar sërish.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me pyje me pisha, ndërsa zjarrfikësit janë përqendruar në mbrojtjen e kufirit jugor të zjarrit për të parandaluar përhapjen drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Zjarr në Malin e Dukatit! Helikopterët punojnë për ta shuar, plazhistët shikojnë skenën
Zjarri në Malin e Shën Gjergjit në Dukat vijon ende edhe ditën e sotme. Sot forcave të Zjarrfikëses u është bashkuar helikopteri i ministrisë së Mbrojtjes pic.twitter.com/UUfhd6XN22
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 20, 2025
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta