Emigrantët dhe turistët shkaktojnë fluks të lartë gjatë fundjavës në portin e Vlorës

20 Korrik 2025 | 14:41

Gjatë ditëve të fundit, në portin e Vlorës kanë hyrë 658 pasagjerë, kryesisht emigrantë që kthehen për pushime nga Italia dhe vende të tjera të botës.

Sezoni veror ka hyrë në pikun e tij, dhe porti i Vlorës është kthyer në një nga pikat kryesore hyrëse, ku çdo ditë mbërrijnë qindra pasagjerë nga Italia përmes linjës tragete Vlorë–Brindisi.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë fundjavës në portin e Vlorës kanë hyrë 658 pasagjerë, shumica emigrantë dhe turistë të huaj, me italianët që zënë pjesën më të madhe të tyre.

Vetëm në dy ditët e fundjavës, numri i pasagjerëve në hyrje ka shkuar mbi 1,100, ndërsa nëse përfshihet edhe dita e premte, kjo shifër arrin mbi 1,500 persona.

Gjatë këtyre ditëve në port janë regjistruar gjithashtu 145 autovetura, 5 autobusë me pasagjerë dhe 4 kampera turistike.

Fluksi ka nisur që në fillim të korrikut dhe pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit, kur emigrantët dhe turistët do të fillojnë rikthimin drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026