Erdogan ripërsërit mbështetjen për Sirinë: Nuk do të lejojmë ndarjen e vendit

21 Korrik 2025 | 15:07

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ripërsëritur mbështetjen për homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa, duke deklaruar se Ankaraja kundërshton çdo përpjekje për ndarjen e Sirisë dhe e konsideron rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta si një zhvillim të dobishëm për Turqinë. Deklarata e tij u bë gjatë fluturimit të kthimit nga vizita në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), raporton Anadolu Agency.

“Në një kohë kur edhe aktorë të papritur po bashkohen në Siri, është thelbësore t’i shpjegohet botës se Izraeli po pengon përpjekjet për të rivendosur stabilitetin,” u shpreh Erdogan para gazetarëve.

Ankaraja ka shprehur mbështetje për sistemin kalimtar në Siri, të udhëhequr nga presidenti Ahmed al-Sharaa, i cili mori pushtetin pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor 2024.

Lidhur me situatën në qytetin Suwayda të Sirisë, ku së fundmi pati përleshje mes fiseve beduine dhe pakicës druze, si dhe një ndërhyrje izraelite, Erdogan vlerësoi qëndrimin e homologut sirian si “të vendosur dhe pa shenja kompromisi deri më tani”.

“Izraeli nuk dëshiron stabilitet në rajon. Ai beson se një Siri e bashkuar nuk do të ishte në favorin e tij dhe vazhdon provokime të tilla,” tha presidenti turk.

Duke iu referuar çështjes së Qipros, Erdogan konfirmoi se nuk ka plane për të vizituar Qipron Jugore, duke nënvizuar se “ashtu siç ata nuk e njohin TRNC-në si shtet, ne nuk e njohim Qipron Jugore si shtet”. Ai përsëriti qëndrimin e palëkundur të Ankarasë për një zgjidhje me dy shtete në ishull.

Në lidhje me përpjekjet për forcimin e kapaciteteve ushtarake, Erdogan tha se Turqia po ndërmerr hapa për blerjen e avionëve luftarakë Eurofighter dhe se “Britania e Madhe dhe Gjermania po tregojnë një qasje pozitive ndaj kësaj çështjeje”.

Presidenti turk kritikoi gjithashtu Bashkimin Evropian, duke deklaruar se “BE nuk duhet të presë as edhe një ditë për të ringjallur dhe çuar përpara negociatat e pranimit të Turqisë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride 

Kancelari gjerman Friedrich Merz u zotua të hënën se do të ndërmarrë veprime në përgjigje të sulmit me makinë në festimet e Krenarisë së Berlinit , ndërsa...
16:21 | 27/07/2026

Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin

Nën peshën e kritikave se ka nënvlerësuar numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë ose të plagosur në luftën me Iranin, Pentagoni ka ndryshuar mënyrën se...
16:06 | 27/07/2026

Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv

Në ishullin spanjoll të Majorkës, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv, me përleshje midis demonstruesve dhe policisë. Protestuesit fillimisht...
15:52 | 27/07/2026