Stërvitje e diferencuar për Jasharin: Dëshiron largimin, por Milani s’e rrit ofertën
Ardon Jashari nuk ka ndërmend të kthehet më te Club Brugge, ndërsa mungoi edhe në finalen e Superkupës së Italisë. Futbollisti shqiptar dëshiron vetëm Milanin, ndërsa orët në vijim do të mbahet një tjetër takim mes palëve.
Ardon Jashari duket gjithnjë e më pranë Milanit, edhe pse Club Brugge është një pengesë e vështirë për t’u kapërcyer, por gjasat janë që ëndrra e futbollistit të plotësohet dhe ai të veshë fanellën e Djallit. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, në orët në vijim do të mbahet një tjetër takim mes palëve, që me gjasa do të sjellë fryte, për faktin se situata ka ndryshuar së tepërmi nga mbledhja e fundit mes tyre. Mesfushori ka vendosur të mos kthehet më te Brugge, ndërsa përgjatë këtyre ditëve ka zhvilluar stërvitje të diferencuar, duke konfirmuar më tej se dëshiron vetëm Milanin.
22-vjeçari nuk u bë pjesë e skuadrës as në finalen e Superkupës së Belgjikës, e cila u fitua me shifrat 2-1. Kjo konfirmon edhe më tej krisjen e marrëdhënieve mes lojtarit dhe ekipit të tij, situatë nga e cila përfiton vetëm Milani, që me gjasa në orët në vijim do të marrë edhe lajmin e mirë për këtë çështje.
Drejtuesit kuqezi, pavarësisht gjendjes, nuk kanë ndërmend të paguajnë asgjë më tepër nga oferta e fundit e bërë: 30+5 milionë euro si bonuse. Club Brugge më herët deklaroi se lojtari do të shitet, por jo këtë merkato verore, megjithëse kjo gjë mund edhe të ndryshojë pas takimit të radhës mes drejtuesve të të dyja skuadrave.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta