Vjedhje prej 409 mijë euro në një biznes tekstilesh në Tiranë, arrestohet punonjësi

23 Korrik 2025 | 11:15

Pas 6 muajsh hetimesh me metoda proaktive, Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Doublefront”, që çoi në arrestimin e një 37-vjeçari dhe shpalljen në kërkim të një 30-vjeçareje, të dy të dyshuar për një vjedhje me vlerë rreth 409 mijë euro nga një subjekt privat që tregtonte tekstile me metrazh.

Në pranga ka rënë shtetasi E. Sh., i cili kishte rolin e shpërndarësit të porosive në kompani, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasja A. S., me detyrën e financieres.

Sipas hetimeve të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, dyshohet se dy punonjësit, gjatë periudhës 2023-2024, kanë bashkëpunuar për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash përmes mashtrimit me faturat e shpërndarjeve.

Mësohet se ndaj 37-vjeçarit është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 30-vjeçares.

Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026